Gjermani: OBSH-ja ta përshpejtojë revizionin e menaxhimit të saj me pandeminë

TË FUNDIT

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Span i bëri thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ta përshpejtojë revizionin e saj në menaxhimin me pandeminë e koronavirusit të ri, që paraqet shenjë se Evropa ndërmerr qëndrim më të ashpër ndaj këtij trupi të KB-së.

Gjermania për momentin kryeson me BE-në, ndërsa deri më tani ka pasur qëndrim mbrojtës ndaj OBSH-së, e cila është nën kritika të ashpra nga Uashingtoni, i cili paralajmëroi tërheqje nga organizata për shkak të lëshimeve nga Kina. Tani si duket Berlini e mori qëndrimin më të theksuar.

“kur bëhet fjalë për vlerësim të sërishëm të punës së OBSH-së gjatë krizës, pata mundësi të bisedoj të martën në Paris me drejtorin e OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, si dhe para dy javësh në Gjenevë. Që në dy bisedimet qartë e inkurajova të formojë komision të pavarur të ekspertëve dhe ta shpejtojë fillimin e punës së tyre”, theksoi Span.

OBSH javën e kaluar njoftoi se do të formojë komision të pavarur për vlerësimin e menaxhimin me pandeminë dhe përgjigjet e qeverive të koronavirusit.

Span theksoi se raporti tani është i rëndësishëm, derisa pandemia ende po përhapet nëpër botë, sepse “tani më mund të nxirren konkludime”.

Vendet evropiane mendojnë se revizioni duhet të shoqërohet me ristrukturimin e organizatës, për çka tani më është distribuuar në KB-në, si dhe në G7.