Gjermani: Nëna i ka helmuar pesë fëmijët e saj

TË FUNDIT

Në qytetin gjerman Zolingen, një nënë 27 vjeçare ka helmuar gjashtë fëmijët e saj para të të tentojë ta marrë jetën duke u hedhur nën tren.

Ajo është hedhur në hekurudhën në Dizeldorf, diku më shumë se 30 kilometra nga banesa ku me tableta i ka mbytur fëmijët e saj.

Policia gjermane, e cila gjeti trupat e fëmijëve dje, tha se ato ishin vajza të moshës një, dy dhe tre, si dhe dy djem të moshës gjashtë dhe tetë vjet. Fëmija i gjashtë, më i madhi është një djalë 11 vjeç, i cili është i sigurt me të afërmit e tij. Media lokale informojnë se ai po udhëtonte me tren me nënën e tij tek gjyshja e tij kur nëna e tyre doli në stacionin në Dizeldorf dhe u hodh poshtë trenit. Policia gjeti trupat e fëmijëve pasi gjyshja i drejtoi atje. Nuk dihet ende nëse djali i mbijetuar ishte dëshmitar i ngjarjeve në banesë.

Zëdhënësi i policisë Stefan Vejand deklaroi se bëhet fjalë për situatë tragjike dhe shtoi se nëna ende nuk ka mundësi të merret në pyetje.

“Nuk e dimë si dhe pse ka ndodhur ky krim”, tha Vejaden.