Gjeorgjia është për përforcimin e bashkëpunimit në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes me SHBA-në dhe për prani më të fortë amerikane në Kaukaz. Kjo u deklarua nga kryeministri gjeorgjian, Georgij Gaharia në një takim me sekretarin e shtetit të SHBA-së, Majk Pompeo në Tbilisi.
Gaharia theksoi se baza e partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Gjeorgjisë janë vlera të tilla, si liria dhe demokracia, si dhe interesat e përbashkëta gjeostrategjike, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë gjeorgjiane.
“Ju e dini shumë mirë se sa e rëndësishme është kjo çështje për vendin tonë, territoret e të cilit janë të okupuara, sepse ka akoma forca okupuese të vendosura në vendin tonë”, tha Gaharia.
Nga ana e tij, Majk Pompeo theksoi se SHBA-ja do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të përforcuar institucionet demokratike të Gjeorgjisë dhe për të mbështetur integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendit.
Gjatë kohës së negociatave me Pompeon, u diskutua gjithashtu situata me pandeminë e koronavirusit. Gjeorgjia shpreson të jetë ndër vendet e para në botë që do ta merr vaksinën amerikane kundër SARS-CoV-2.
