Oficeri i rangut më të lartë në armatën amerikane, kryeshefi i Shtabit të Bashkuar të Forcave të Armatosura, gjenerali Mark Mili, mbrëmë dërgoi një porosi të rëndësishme pasi Donald Trampi filloi me ndërrimet e funksionarëve në Pentagon, pas humbjes së zgjedhjeve javën e kaluar.
Si përkujtim, vetëm disa ditë pas publikimit të fitores së Bajdenit në zgjedhjet presidenciale, Trampi e shkarkoi ministrin e Mbrotjes Mark Esperin dhe e zëvendësoi me Kristofer Milerin.
Pas pak dorëheqje dhanë funksionarët udhëheqës në Pentagon: Xhejms Snderson, përgjegjës për krijimin e politikave të Pentagonit. Xhozef Kerman, nënsekretar në Ministrinë e Mbrojtjes për Zbulim dhe Xhin Sjtuart, shefe e zyrës së sekretarit për mbrojtje.
Gjenerali Mili dje për herë të parë doli në opinion pas goditjeve kadrovike në Pentagon.
“Ne jemi unikë midis armatave. Ne nuk i betohemi një mbreti apo mbretëreshe, një tirani apo diktatori. Ne nuk betohemi një një personalitet. Ne, ne nuk i betohemi madje as një vendi, fisi apo religjioni. Ne i betohemi Kushtetutës. Edhe çdo ushtar i paraqitur në këtë muze, çdo marinar, aeroplan apo pjesëtar i rojës bregdetare, secili prej nesh do ta mbrojë këtë dokument, pa marrë parasysh çmimin që ai personalisht duhet ta paguajë”, tha gjenerali Mili në fjalimin në hapjen e Muzeut të Armatës në SHBA.
Këtë mesazh Mili e tha derisa qëndronte afër ministrit të ri të Mbrojtjes, Kkristofer Miler.
