Gjeneral-majori Xhozef Xherard, për vizitë në vend

TË FUNDIT

Zëvendëskomandanti i forcave amerikane në Evropë, gjeneral-majori Xhozef Xherard, do të qëndrojë sot për një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut.

Gjenerali amerikan Xherard në Ministrinë e Mbrojtjes do të takohet me ministren e këtij dikasteri, Radmilla Shekerinska.

Pas takimit, është planifikuar konferencë e përbashkët për shtyp e gjeneralit Xherard dhe ministres Shekerinska./MIA