Gjendje dramatike në Kabul, përpjekje dëshpëruese për ikje, shtetasit e Maqedonisë evakuohen përmes aleatëve të NATO-s

TË FUNDIT

Qindra qytetarë tentojnë të ngjiten në avionin ushtarak të SHBA-ve që i evakuoi amerikanët dhe ushtarët e tyre nga Kabuli. Dëshpërimi i tyre është aq i madh saqë disa u munduan të ngjiten në hapësirat e rrotave të avionit.

Talebanët e morën plotësisht kontrollin në gjithë qytetet, por edhe në institucionet shtetërore. Ata që ishin kundër regjimit taleban dhe në 20 vitet e fundit shpresonin për demokraci, tani me dëshpërim mundohen të ikin nga shteti.

Në Afganistan ka edhe shtetas maqedonas që punojnë në kompani të huaja. Ministri për punë të jashtme thotë se 25 persona tashmë janë evakuuar, të cilët prej Kabuli kanë udhëtuar në Doha. Por, puna nuk ka përfunduar, deri këtë pasdite kërkohej mënyrë për tu evakuuar edhe 50 shtetas tanë të tjerë.

U prononcua edhe Qeveria e cila thotë se janë në komunikim të vazhdueshëm me kompanitë në të cilat punojnë shtetasit tanë. Sa i përket pranimit të përkohshëm të shtetasve afgan, për momentin po punohet në koordinimin dhe vërtetimin e detajeve për marrjen e 6 grave dhe fëmijëve, të punësuara apo anëtarë të familjeve të punësuarve në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Afganistan, si dhe rreth 180 qytetarë, gra, fëmijë, të punësuar apo anëtarë të familjeve të organizatave humanitare, organizatave për të drejtat e njerëzve, shoqatave të gazetarëve dhe të llojeve të tjera që në 20 vitet e fundit kanë punuar në mbajtjen e paqes në Afganistan.

 “Qeveria po punon për të siguruar akomodim në motele, vendpushime dhe hotele, harxhimet e të cilave do të sigurohen nga organizatat ndërkombëtare si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Akomodimi dhe marrja e popullsisë lokale do të jetë për një periudhë të kufizuar kohore, derisa të sigurohet transferimi i tyre në Shtetet e Bashkuara ose në vendet e treta, i cili do të përcaktohet në koordinim me partnerët tanë strategjikë dhe organizatat ndërkombëtare”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Përveç Maqedonisë së Veriut, gatishmëri për ndihmë të afganëve që duan të largohen nga vendi i tyre kanë ofruar edhe 70 shtet, mes tyre Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia, Suedia, Britania e Madhe, Finlanda, Kroacia, Austria, Kanada, Spanja, Ukraina dhe Italia.

Qindra qytetarë tentojnë të ngjiten në avionin ushtarak të SHBA-ve që i evakuoi amerikanët dhe ushtarët e tyre nga Kabuli. Dëshpërimi i tyre është aq i madh saqë disa u munduan të ngjiten në hapësirat e rrotave të avionit.

Talebanët e morën plotësisht kontrollin në gjithë qytetet, por edhe në institucionet shtetërore. Ata që ishin kundër regjimit taleban dhe në 20 vitet e fundit shpresonin për demokraci, tani me dëshpërim mundohen të ikin nga shteti.

Në Afganistan ka edhe shtetas maqedonas që punojnë në kompani të huaja. Ministri për punë të jashtme thotë se 25 persona tashmë janë evakuuar, të cilët prej Kabuli kanë udhëtuar në Doha. Por, puna nuk ka përfunduar, deri këtë pasdite kërkohej mënyrë për tu evakuuar edhe 50 shtetas tanë të tjerë.

U prononcua edhe Qeveria e cila thotë se janë në komunikim të vazhdueshëm me kompanitë në të cilat punojnë shtetasit tanë. Sa i përket pranimit të përkohshëm të shtetasve afgan, për momentin po punohet në koordinimin dhe vërtetimin e detajeve për marrjen e 6 grave dhe fëmijëve, të punësuara apo anëtarë të familjeve të punësuarve në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Afganistan, si dhe rreth 180 qytetarë, gra, fëmijë, të punësuar apo anëtarë të familjeve të organizatave humanitare, organizatave për të drejtat e njerëzve, shoqatave të gazetarëve dhe të llojeve të tjera që në 20 vitet e fundit kanë punuar në mbajtjen e paqes në Afganistan.

 “Qeveria po punon për të siguruar akomodim në motele, vendpushime dhe hotele, harxhimet e të cilave do të sigurohen nga organizatat ndërkombëtare si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Akomodimi dhe marrja e popullsisë lokale do të jetë për një periudhë të kufizuar kohore, derisa të sigurohet transferimi i tyre në Shtetet e Bashkuara ose në vendet e treta, i cili do të përcaktohet në koordinim me partnerët tanë strategjikë dhe organizatat ndërkombëtare”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Përveç Maqedonisë së Veriut, gatishmëri për ndihmë të afganëve që duan të largohen nga vendi i tyre kanë ofruar edhe 70 shtet, mes tyre Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia, Suedia, Britania e Madhe, Finlanda, Kroacia, Austria, Kanada, Spanja, Ukraina dhe Italia./TV21