Gjendja me Covid-19: Rritet numri i të shëruarve, ndërsa zvogëlohet i të hospitalizuarve

TË FUNDIT

Sipas raportit të publikuar dje nga Instituti i Shëndetit Publik për 24 orët e fundit, janë regjistruar 3803 pacientë të shëruar. Ky është numri më i madh i pacientëve të shëruar të regjistruar nga Kovid-19 për një ditë deri më tani. Janë regjistruar edhe 123 raste të reja me Kovid-19 dhe 17 të vdekur.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me KOVID në vend nga fillimi i epidemisë arrin 154.494, numri i të shëruarve është 143.069, ndërsa i të vdekurve është 5.168, ndërsa i rasteve aktive është 6.257 prej të cilëve 2650 janë në Shkup.

Në rënie është edhe numri i të hospitalizuarve në repartet infektive në vend. Gjithsej mjekohen 638 pacientë me Kovid-19 prej të cilëve 262 në Shkup.

Vaksinimi kundër Kovid-19 në vend zhvillohet pa ndërprerje në të gjithat pikat e vaksinimit në vend.

Gjithsej janë aplikuar 175.348 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 25.648 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 13.751 qytetarë, publikoi sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai potencon se dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk kanë shprehur 330.513 qytetarë.

TË NGJAJSHME