Sipas të dhënave të fundit, në botë me koronavirusin e ri, deri tani janë infektuar gjithsej 3.248.685 persona. Prej tyre kanë vdekur 229.399, ndërsa janë shëruar 1.016.978 persona.
Zagreb – Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm arriti 2.076, ndërsa dy persona kanë vdekur. Nga fillimi i pandemisë në vend nga koronavirusi i ri, kanë vdekur 69 persona, kumtoi Shtabi kombëtar për mbrojtje civile.
Sarajevë – Qeveria e Bosnjë dhe Hercegovinës, për shkak të përhapjes së koronavirusit, e ka vazhduar ndalesën e aviokompanive deri në qershor. Gjatë 24 orëve të fundit në BeH kanë vdekur katër persona nga Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është 69. Numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti 1.718 persona.
Londër – Në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur 391 persona, pozitivë në virusin Kovid-19. Numri i përgjithshëm i pacientëve, të cilët kanë vdekur nga virusi në spitale në Britani është 20.137.
Tokio – Japonia përgatitet që ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme edhe rreth një muaj, e cila fillimisht duhej të hiqet më 6 maj, kumtuan sot burime qeveritare.
Teheran – Në Iran gjatë 24 orëve të fundit, nga Kovid-19, kanë vdekur 71 persona, me çka numri i përgjithshëm i viktimave është më i madh se 6.000, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur. Në Iran ka 983 raste të reja të të sëmurëve, ashtu që numri i përgjithshëm arriti 95.000. Janë shëruar 75.100 pacientë, ndërsa rreth 3.000 janë në gjendje të vështirë./MIA
