Gjendet pa shenja jete vëllai i reperit Unikatil

TË FUNDIT

Policia e Kosovës njoftoi se të dielën është gjetur pa shenja jete një person në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se informata është pranuar në orën 18:00, e vdekja e viktimës mashkull, i lindur në vitin 1983, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pas kësaj, menjëherë u raportua se viktima është vëllai i reperit Unikatil, Mentor Palokaj, që lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi edhe një anëtar i grupit TBA.

Në një postim në Facebook, Kobra u shpreh i tronditur për rastin.

“I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe”, ka shkruar ai.