GJEDNJ: Padia e Kievit kundër Moskës për Krimenë është “pjesërisht e lejuar”

TË FUNDIT

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut (GJEDNJ) sot vendosi se  padia e Ukrainës kundër Rusisë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014  është “pjesërisht e lejuar”, ndërsa vendimi  në bazë të padisë do të sillet më vonë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Kievi e akuzon Moskën se është fajtore për “shkeljet e shumta të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut të Krimesë” nga shkurti i vitit 2014 deri në gusht të vitit 2015, citohet në kumtesën e GJEDNJ-së.

Sipas Gjykatës së Strazburgut, Rusia ka kryer  “kontroll efektiv” mbi Krimenë, për çka dëshmoi “vëllimi dhe fuqia e  pranisë ushtarake ruse” në gadishullin ukrainas. Kjo prani “ishte përforcuar nga janari deri në mars të vitit 2014 pa pajtim të  autoriteteve ukrainase dhe në mungesë  të ç’farëdo lloj elementi që sugjeronte se ekziston kërcënim për trupat rus të stacionuar në Krime”, përkujton GJEDNJ.

Gjykata gjithashtu shënoi se dëshmitë e nxjerra  nga Kievi  para gjykatës  ishin koherente dhe  të pajtueshme.  Ato përmbajnë, informata detajore dhe specifike,  të mbështetur me dëshmi të mjaftueshme të cilat tregojnë në atë se ushtarët rus  nuk ishin vëzhgues pasiv por se ato në  mënyrë aktive kanë marrë pjesë në gjoja ngjarjet.

Gjykatësit evropian paralajmërojnë  se  konkluzioni nuk paragjykon  çështjen e përgjegjësisë së Rusisë, që do të hyjë  në procedurë thelbësore sipas lëndëve.

Rekursi drejt kësaj procedure ndërshtetërore, me të cilën një shtet padit tjetrin para GJEDNJ-së, është  jashtëzakonisht i rrallë. Nga hyrja në fuqi e Konventës Evropiane në vitin 1953, janë identifikuar  27 raste të tilla. GJEDNJ, gjithashtu shënon se  nuk është kërkuar  të konfirmojë “nëse integrimi i Krimesë, sipas ligjit rus në Federatën Ruse është legal  nga pikpamja e të drejtës ndërkombëtare”.

Aneksimi rus i gadishullit ukrainas  Kirme në vitin 2014 ishte ndjekur me luftë me separatistët prorus në Ukrainën lindore,  që la pothuajse 13.000 të vdekur.