Gjatë muajit maj Gjermania ka regjistruar 1 miliard euro deficit të tregtisë së jashtme

TË FUNDIT

Gjermania shënoi deficit tregtar të jashtëm prej 1 miliard euro (1.04 miliardë dollarë) në maj, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis), eksportet dhe importet e vendit u rritën me 11.7 për qind dhe 27.8 për qind në 125.8 miliardë, respektivisht 126.7 miliardë euro, në bazë vjetore në maj.

Në baza mujore, eksportet e Gjermanisë pësuan rënie prej 0.5 për qind ndërsa importet u rritën me 2.7 për qind në maj.

Gjithashtu, sipas Destatis, eksportet e vendit në Rusi u rritën me 29.4 për qind në 1 miliard euro në maj kundrejt prillit dhe ranë 54.6 për qind në krahasim me majin 2021.

Importet e Gjermanisë nga Rusia ranë me 9.8 për qind në bazë mujore në maj.