Gjatë fundjavës në Shqipëri arrijnë edhe 90.800 vaksina AstraZeneca, njoftoi Rama

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar, se ditën e shtunë dhe të diel në Shqipëri do të arrijnë edhe 90.800 vaksina AstraZeneca.

Me këtë sasi të vaksinave, Rama shpreson se do të tejkalohet objektivi i 500 mijë të vaksinuarve brenda muajit.

“Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit”, shkroi Rama në Facebook.

🔴 TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA💪 Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e…

Posted by Edi Rama on Thursday, April 15, 2021