Për 48 orë, përkatësisht prej të premten në orën 19 duke e përfshirë edhe ditën e djeshme në kohën e njëjtë, në Greqi janë regjistruar gjithsej 116 zjarre pyjore në lokacione të ndryshme, në të cilat kanë intervenuar pothuajse 2.000 zjarrfikës me mbi 750 automjete, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga Shërbimi i zjarrfikësve të Greqisë kumtojnë se numri më i madh i zjarreve shumë shpejtë janë vënë nën kontroll.
Në 24 orët e fundit, duke e përfshirë edhe ditën e djeshme në orën 19, në Greqi ka pasur 54 zjarre pyjore, ndërsa kanë intervenuar gjithsej 880 zjarrfikës me 330 automjete, 22 ekipe të këmbësorisë, aeroplanë dhe helikopterë, ndërsa kanë ndihmuar edhe cisternat dhe eskavatorët e komunave.
Një ditë më parë, janë regjistruar 62 zjarre pyjore të cilat i kanë shuar 1.115 zjarrfikës me 426 automjete.
Njësitë e Drejtorisë për ballafaqim me vënien e zjarreve të Shërbimit të zjarrfikësve grek i hulumtojnë arsyet.
