Mëngjesi më i ftohtë dhe me paraqitje të mjegullës në disa lugina. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -3 deri 4, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 16 deri 21 gradë Celsius.
Në Shkup, mëngjesi do të jetë më i ftohtë, në disa pjesë të luginave me mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë juglindore. Temperaturat minimale do të bien deri në 2, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë deri 18 gradë.
Nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese më të ftohta, ndërsa temperatura e ditës do të rritet, veçanërisht në ditët e fundjavës. Paradite nëpër disa lugina dhe lugina të lumenjve do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.
