Gjarpërinjtë po shqetësojnë një familje në Vushtrri

TË FUNDIT

Një familje nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë është në hall nga gjarpërinjtë.
Anëtarët e familjes Uka nga ky fshat tregojnë se shumë gjarpërinj kanë hyrë në kulmin e shtëpisë së tyre.

Familjarët janë të frikësuar nga gjarpërinjtë të cilët sipas tyre vetëm po shumohen.
Ata kanë thënë për Klan Kosovën se kanë kërkuar ndihmë edhe nga komuna e Vushtrrisë në mënyrë që të hiqen këta zvarranikë nga shtëpia e tyre./Kp/