Gëzohen 45 familje në Gostivar / Shteti u siguroi banesa sociale

TË FUNDIT

Në Gostivar sot u shpërndanë çelësat e shtëpive të reja për 45 familje të kategorive të rrezikuara sociale.
Kryetari i Gostivarit tha se shumë shpejt edhe 25 familje tjera do të kenë banesat e tyre të cilat sigurohen prej Qeverisë së RMV-së. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, theksoi se Qeveria dhe Ministria janë duke ndërmarrë të gjitha masat për zbutjen e pasojave të krizës dhe për të siguruar kushte më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët.

“Kënaqësi e veçantë kur promovohen projekte të këtilla. Kënaqësi e veçantë kur 45 familje sociale të Gostivarit sot i marrin çelësat e banesave të tyre dhe me shpresë se shumë shpejt edhe 25 familje tjera do të kenë banesat e tyre të cilat sigurohen prej Qeverisë së RMV-së”, tha Arben Taravari, kryetar i Gostivarit.

“Këtë muaj, për vetëm dhjetë ditë, shpallëm dy thirrje publike për shpërndarjen e banesave sociale në Gjevgjeli dhe Demir Kapi.
Shqetësimi për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve shprehet veçanërisht tani në një kohë kur po përballemi me sfidën më të madhe të rimëkëmbjes nga kriza energjetike dhe ekonomike”, u shpreh Boçvarski, përcjell TV21.