Zëvendëskryeministrja Slavica Gërkovska, përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, kritikoi gjestin e disa ministrave të kabinetit qeveritar, të cilët u shfaqën në publik duke luajtur futboll e basketboll në zyre të punës. Sipas saj funksionarët duhet të sillen me më shumë sensibilitet para qytetarëve.
“Luajtja futboll në zyre e kam patjetër të them se ajo nuk u pranua mirë nga opinioni, nuk vlerësoj se ajo është mënyra e cila funksionarët duhet të sillen dhe mendoj se duhet të kihet pak më shumë sensibilitet për atë se si funksionarët do të duhej të sillen në dhe çfarë përshtypje japin para qytetarëve”, tha Slavica Gërkovska – zëvendëskryeministre.
Gërkovska gjithashtu njoftoi se kabineti i saj për disa funksionar ka shqiptuar vërejtje për keqpërdorim të makinave zyrtare nëpër fushata partiake.
“Për shfrytëzimin e makinave zyrtare për fushatë partiake, kodi etik është decid, dhe për këtë sipas dokumentacioneve që i kemi marrë nga Komisioni shtetërore për parandalimin e korrupsionit neve kemi shqiptuar vërejtje për, paraprakisht për Artan Grubin dhe në rastin më të ri edhe për ministrin e jashtëm Bujar Osmani ministrin e atëhershëm të mjedisit Naser Nuredini”, pohoi Slavica Gërkovska – zëvendëskryeministre.
Sipas zëvendëskryeministres për politika të qeverisjes së mirë pika më e dobët në ballafaqim me korrupsionin në shtet është sistemi gjyqësor. Ajo u shpreh optimiste se gjyqësori do të bëjë një hap përpara drejt përmirësimit pasi siç shtoi këtë e presin edhe qytetarët.
