Avokati Daniell Georgijevski sot theksoi linjën kryesore të mbrojtjes për rastin e zjarrit në Koçan, duke nënvizuar se ish-ministri i Ekonomisë nga viti 2012, nuk mund të mbahet përgjegjës, pasi licenca ishte për një objekt krejt tjetër, përcjell TV21.
“Në vitin 2012, Ministria e Ekonomisë lëshoi një licencë për ushtrimin e aktivitetit të gastronomisë – kabare – në një lokacion krejt tjetër, në rrugën “Dimitar Vllahov” në Koçan, ndërsa objekti ku ndodhi tragjedia në vitin 2025 ndodhet në rrugën Krizevska”, tha Georgijevski.
Ai shtoi se bëhet fjalë për dy objekte të ndryshme me persona juridikë të ndryshëm, gjë që do të konfirmohet edhe me ekspertizën.
Mbrojtja theksoi se ky gabim e bën të dyshimtë aktakuzën dhe se ish-ministri nuk ka kompetencë apo përgjegjësi për ngjarjen në lokacionin tjetër.
