Georgievski: “Shteti i thellë” në Maqedoni i prish marrëdhëniet normale mes dy vendeve, duam afrim me Bullgarinë

TË FUNDIT

“Shteti i thellë” në Maqedoni prish marrëdhëniet normale midis dy vendeve, ndërton urrejtje dhe armiqësi ndaj Bullgarisë, përfshin profesorë, gazetarë, punonjës të shërbimeve të sigurisë kombëtare, në fakt, ata nuk janë të gjithë maqedonas .

Kjo u theksua nga Lupço Georgievski në një intervistë për BGNES gjatë vizitës së tij në Sofje.

“Përkundër ‘shtetit të thellë’ në Maqedoni, ne duam afrim me Bullgarinë, Goce Dellçevi na bashkon”, thotë Georgievski.

Sipas tij, historiografia jugosllave e njohu kombin maqedonas si më të riun në Ballkan dhe se, siç thotë ai, Nikolla Gruevski i dha një goditje të rëndë antikizimit.

“Ne duhet t’i njohim meritat e Zoran Zaev për shkak të dëshirës së tij për miqësi me Bullgarinë, Zaev dhe Bojko Borisov duhet të gjejnë një zgjidhje që do të shkojë drejt një afrimi historik”, tha Georgievski.

Ish kryeministri dhe lider i VMRO-Popullore Lubço Georgievski u takua dje me ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.