Georgijevski: Ministri në vitin 2012 nuk ka nënshkruar licencën për objektin që u përfshi nga zjarri, Prokuroria ka gabuar adresën!

TË FUNDIT

Avokati mbrojtës Daniell Georgijevskinë seancën gjyqësore në rastin “Puls” sot theksoi se aktakuza ndaj ish-ministrit të Ekonomisë nga viti 2012 është ligjërisht, faktikisht dhe logjikisht e pabazuar.

“Të nderuar gjyqtarë, e nderuar prokurori publike, i nderuar opinion dhe media të nderuara, më lejoni që në emër të mbrojtjes të shprehim ngushëllimet tona të thella për familjet e të ndjerëve. Jemi këtu sepse besojmë te gjykata dhe drejtësia, dhe ndjejmë detyrë të paraqesim të vërtetën”, tha Georgijevski.

Ai nënvizoi se çështja kyçe është se pse po kërkohet përgjegjësi për ish-ministrin, kur në vitin 2012 nuk ishte lëshuar fare licenca për objektin ku në vitin 2025 ndodhi zjarri.

“Në vitin 2012, Ministria e Ekonomisë lëshoi një licencë për ushtrimin e aktivitetit të gastronomisë – kabare – në një lokacion krejt tjetër, në rrugën “Dimitar Vllahov” në Kocan. Objekti ku ndodhi tragjedia në vitin 2025 ndodhet në rrugën “Krizhevska””, shtoi mbrojtja.