Gazetarët kritikojnë Karaxhovskin: A ndjeheni fajtor për vendimet e sjella. Karaxhovski: Nuk kam vrarë njeri të jem fajtor

TË FUNDIT

Epidemiologu Zharko Karaxhovski, kryetar i Komisinoit për sëmundje infektive, e ka zakon që përpara se të përgjigjet në pyetjet e gazetareve, të jap ndonjë koment të panevojshëm. Shpesh herë ai kritikon mediat dhe gazetarët, e njëjtë Karaxhovski veproi edhe në konferencën e sotme në Qeveri. Disa nga gazetarët reaguan ndaj sjelljes arrogante të epidemiologut dhe i thanë t’i përgjgijet pyetjeve e të mos ia diktojë punën gazetarëve.

Karaxhovski përsëri ia priti gazetarëve me të keq duke folur për karrierën e tij, dhe tha se kur ai ka punuar si epidemiolog, gazetarët kanë qenë në shkollë fillore. Në pyetjen se a ndihet fajtor për vendimet që ka sjellë deri tani si pjesë e Komisionit për sëmundje infektive, Karaxhovski tha se nuk ka vararë njeri që të ndihet fajtor.