Gazetarët afganë kërkojnë që OKB -ja ta garantojë sigurinë e tyre

TË FUNDIT

Gazetarët afganë kanë nënshkruar një letër kolektive drejtuar OKB-së duke bërë thirrje për sigurinë e tyre, raportoi “Tolo njuz”.

“Duke pasur parasysh problemet e vazhdueshme dhe kërcënimet në rritje për jetën, pronën dhe familjet e punonjësve të medias, do të donim të kërkojmë mbështetjen e OKB -së për të shpëtuar jetën tonë dhe jetën e familjeve tona”, citohet në letër kanali televiziv.

Agjencia lokale e lajmeve Pajvok kumtoi dje se Federata ndërkombëtare e gazetarëve (IFJ) kishte marrë më shumë se 2.000 kërkesa nga homologët afganë për ndihmë në evakuimin nga Afganistani pasi talebanët morën pushtetin në vend.

IFJ tashmë i ka kërkuar udhëheqjes talebane që të organizojnë largimin e sigurt të gazetarëve afganë nga aeroporti i Kabulit. Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë pas largimit nga posti.

Sipas Xheremi Dir, zëvendës-sekretar I përgjithshëm i IFJ, talebanët nuk kanë lejuar që gazetarët e licencuar nga jashtë të largoheshin nga Kabuli, duke e lënë federatën të pafuqishme.