Gattuso largohet nga stoli i Përfaqësuese së Italisë

TË FUNDIT

Federata Italiane e Futbollit ka ndërprerë sot me marrëveshje të dyanshme kontratën me selektorin Gennaro Gattuso (48), vetëm tre ditë pasi “Azzurrët” mbetën për herë të tretë radhazi jashtë Kupës së Botës, përcjell TV21.

“Me zemër të rëndë, duke pasur parasysh se nuk arritëm objektivin që i kishim vendosur vetes, mendoj se koha ime si selektor ka përfunduar”, thuhet në deklaratën e Gattusos.

Skuadra e Italisë nuk arriti të sigurojë kualifikimin për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Të martën, Italia u mposht nga Bosnja dhe Herzegovina në pas penallti, në finalen e play-off-it.

“Fanella e Azzurrëve është pasuria më e madhe në futboll, prandaj është e drejtë të lehtësohen ndryshimet teknike që në fillim. Ishte nder të drejtoja përfaqësuesen dhe një grup lojtarësh që treguan përkushtim dhe besnikëri”, shtoi ai.

Gattuso e la detyrën një ditë pasi presidenti i federatës, Gabriele Gravina, dhe drejtori i ekipit kombëtar, ish-portieri Gianluigi Buffon, dhanë dorëheqje.

Në tre ciklet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës, Italia është eliminuar në play-off nga Suedia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.