Gatishmëri për zgjerimin e bashkëpunimit kino-gjerman

TË FUNDIT

Kina është e gatshme të rifillojë plotësisht shkëmbimet me Gjermaninë dhe Evropën në fusha të ndryshme, të zgjerojë bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm dhe të forcojë mirëkuptimin e ndërsjellë, tha diplomati i lartë kinez Wang Yi.

Ai i bëri këto komente gjatë takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz gjatë Konferencës së 59-të të Sigurisë që u çel të premten në Mynih.

Kina dhe Gjemania mund të përgatiten në mënyrë aktive për një raund të ri konsultimesh ndërkombëtare dhe të përcaktojnë kursin për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, për ta mbajtur bashkëpunimin mes dy vendeve në nivele udhëheqëse botërore, tha Wang.

Ai shtoi se të dy palët duhet të përkrahin multilateralizmin dhe tregtinë e lirë, të refuzojnë praktikat e shkëputjes dhe ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit dhe të garantojnë stabilitetin e prodhimit global dhe mekanizmave të tjerë të furnizimit.

Nga ana e tij, Scholz tha gjatë takimit se ai ishte i lumtur që mësoi se Kina e ka kapërcyer pandeminë dhe pranoi që të rifillojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe nisë sa më shpejt raundin tjetër të konsultimeve ndërqeveritare.

Kancelari tha se Gjermania do të zhvillojë në mënyrë të vendosur marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Kinën dhe do të kundërshtojë çdo formë shkëputjeje, duke shtuar se lidhjet e forta Gjermani-Kinë dhe bashkëpunimi ekonomiko-tregtar reciprokisht i dobishëm janë të favorshme për stabilitetin dhe prosperitetin global.

Në kuadër të takimeve në Mynih , diplomati i lartë kinez Wang Yi pati një bisedë jozyrtare me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, ku diskutuan lidhur me rrëzimin e avionin civil kinez.