Kryetari i Alternativës Afrim Gashi në konferencë për media deklaroi se kjo Qeveri është dështim përshkak të menaxhimit të gabuar me pandeminë me Kovid 19.
“Ky 100 ditësh është dështim. Numri i infektuarve dhe të vdekurve janë alarmante jemi të parët në rajon. Dështimi është aty se nuk janë përgatitur për valën e dytë. Nuk i monitvuan mjekët dhe infermierët që luftuan në frontin e parë, përkundrazi ata i demotivuan”.
Gashi ka shtuar se mbi 20 mijë nxënës nuk e kanë ndjekur mësimin online.
