Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ishte prezent në manifestimin e mundjes tradicionale, që u organizua në Studeniçan të Shkupit. Gashi thotë se kjo dëshmon se sporti dhe trashëgimia popullore vazhdojnë të jenë prezent në mesin tonë.
“Sot, isha i pranishëm në manifestimin ndërkombëtar të mundjes tradicionale, i cili u mbajt në Qendrën Rekreative Sportive në Studeniçan – Shkup. Ky aktivitet i pasur me kulturë dhe traditë shekullore dëshmoi edhe një herë se sporti dhe trashëgimia jonë popullore vazhdojnë të jetojnë, duke bashkuar gjenerata dhe komunitete të ndryshme”, ka shkruar Gashi.