Deri më tani janë shpalosur pothuajse të gjithë emrat e kandidatëve në komunat me shumicë shqiptare.
Por si dy blloqet, VLEN dhe Fronti Euorpian, do t’i matin forcat në nivel lokal?
Gara më e fortë pritet të jetë në Çair, ku nga radhët e VLEN-it si kandidat del zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ndërsa përballë ka nënkryetarin e BDI-së Bujar Osmani, si kandidat i Frontit Evropian.
Në Tetovë kryetari aktual Bilall Kasami do të jetë përballë Bajram Rexhepit. Në Gostivar VLEN ende nuk ka e ka shpallur kandidatin. Se a do ta përkrahë kandidaturën e pavarur Visar Ademi, mbetet të shihet, gjersa përballë do të kenë Valbon Limanin nga radhët e ASH-së së Taravarit, në kuadër të listët së Frontit.
Në Kërçovë integristët konfirmuan se dalin sërish me Fatmir Dearit, ndërsa përballë tij nga VLEN do të jetë Ministri i aktual politikës sociale Fatmir Limani.
Në Dibër nga VLEN do të kandidojë Fisnik Mela, kurse nga FE është Ilirjan Fetahu nga radhët e ASH-së së Selës.
Në Strugë, kandidati i pavarur Mendi Qyra, që ka marrë përkrahjen e VLEN-it do të jetë përballë Arsim Dalipit nga FE. Likova do të jetë arenë përballjes së Nexhmedin Sadiku nga VLEN dhe rikadidimit të Erkan Arifit. Në Saraj Muhamed Elmazi nga VLEN do të përballet me Blerand Ramadanin nga Fronti Evopian. Në Haraçinë VLEN do të kandidojë me Daut Beqirin, ndërsa nga FE do të kandidoj Skënder Isufi.
Në Studeniçan VLEN akoma nuk ka publikuar emrin, i cili do të përballet me kandidatin e FE, Ejup Abazin, gjersa në këtë komunë, kryetari aktual Azem Sadiku, ka konfirmuar se do të kandidojë si i pavarur.
Për Zhelinen rikandidimi i Blerim Sejdiut nga VLEN do të sfidohet nga Emir Sulejmani, kandidat i FE-së. Në Bërvenicë VLEN do të garojë me Haqim Ramadanin ndërsa Fronti Evropian do të mbështesë kandidatin e pavarur Enver Pajazitin. Për Komunën e Tearcës nga VLEN do të kandidojë Daut Mermishi kundër Nazim Taipi, ish-zv/drejtori i NP “Rrugët nga ASH-Taravarit. Derisa VLEN akoma nuk ka përzgjedhur kandidat për Vrapçishtin, nga FE do të garoj Isen Shabanin. Në Bogovinë VLEN do të kandidoj me Feti Abazin ndërsa akoma nuk dihet kandidati i FE. Në Dollnen Blerim Islami VLEN-it akoma nuk e di kundërkanddiatin e FE. Ndërsa në Çashkë VLEN ende nuk ka publikuar kandidatin e tyre, nga FE komunën do ta synojnë me kandidaturën e Suad Shaqirit.
Për Qytetin e Shkupit nga VLEN do të kandidojnë me Bashkim Bakiun, ndërsa Fronti Evropian kryeqytetin e synon me kryetarin e Lëvizjes “Populli” Skënder Rexhepi-Zejdi.
