Gara e nxehtë për Shkupin! Promovim projektesh dhe akuza për kundërkandidatin

TË FUNDIT

Garë e fortë është duke u zhvilluar në qytetin e Shkupit mes kandidatit socialdemokrat, Petre Shilegov dhe kandidates Danella Arsovska që ka mbështetjen e opozitës. Çdo ditë shpalosin nga një projekt që e premtojnë për kryeqytetin, ndërsa nuk lënë anash as akuzat ndaj njëri-tjetrit. Arsovska sot premtoi realizimin e disa projekteve kulturore dhe kthimin e shkëlqimit të Çarshisë së Shkupit.

“Do u ndihmojmë të gjithë artistëve me ndihma të reja dhe ngjare alternative me qëllim të zhvillimit të skenës kulturore, do të investojmë në një qendër të re multikulturore për kinema dhe teatër në Komunën e Aerodromit, do ta kthejmë shkëlqimin e Çarshisë së vjetër të Shkupit e cila është simbol i bashkëjetesës dhe simbol i Shkupit”, tha Danella Arsovska – kandidate për Qytetin e Shkupit.

Petre Shilegov, kandidiati LSDM-së që mbështetet edhe nga partitë e tjera të pushtetit, sot shpalosi projektin për deponinë “Drislla” për të cilën tha se ka punuar në mandatin e kaluar për ta shndërruar në deponi moderne dhe të mirëfilltë.

 “Ndërmarrja e cila po zhvillohet dhe në mandatin e ardhshëm do të zhvillohet në një qendër moderne për trajtimin e mbeturinave me standarde evropiane me çka do ta zgjidhim problemin edhe me deponitë e egra në qytetin tuaj. Në zgjedhjet e së dielës do të zgjedhim a duam ky që ky zhvillim dhe shëndeti i qytetarëve të vazhdoj ose duam që Drisllën ta kthejmë pas që ta menaxhojë ata që e shitën për qëllime kriminale dhe me plotë vetëdije e helmuan qytetin, qytetarët dhe rrezikuan shëndetin tonë”, deklaroi Petre Shilegov – kandidat për Qytetin e Shkupit nga radhët e LSDM-së.

Të dielën më 31 tetor qytetarët do të mund të zgjedhin mes Shilegovit dhe Arsovskës për kryetarin e  katër viteve të ardhshme të Shkupit.