Për shkak të vështirësive në punë, marka amerikane për veshmbathje GAP duhet të ndahet nga 120 dyqane në Evropë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
GAP e lëshoi kontinentin e vjetër. I pranishëm në Francë, por edhe në Itali dhe Britani të Madhe, brendi amerikan do t’i mbyll të gjitha dyqanet në Evropë, shkruan “Le Mond”-i parisien. Gjithsej, pothuajse 120 vende të shitjes janë përfshirë me këtë plan, i cili duhet të hyjë në fuqi në korrik të vitit 2021.
Që të ballafaqohet me vështirësitë financiare, brendi për veshëmbathje tashmë e zvogëloi numrin e dyqaneve në kontinent. Veçanërisht në Francë, ku grupacioni vitin e kaluar paralamëroi për mbyllje të 8 nga 28 dyqane të saj. Gjithsej, grupacioni u obligua të ndahet me 230 vende shitëse. Zgjedhje që pastaj duhet t’i mundësojë “përforcim të shëndetit por edhe të shërbejë si bazë më adekuate për rimëkëmbje të markës”. Specialisti për veshëmbathje sportive atëherë e publikoi qëllimin e tij të arrijë kursim prej 90 milion dollarë në vit.
Por, Kovid-19 dhe masat e ndryshme restriktive përreth botës grupacionin e vendosën në një situatë ende më të vështirë. Në kuartalin e dytë, GAP paraqiti humbje prej 62 milion euro./MIA
