Ganiu-Bunjaku: Nuk ka hapësirë të mjaftueshme në Çair për shkollë të futbollit, në bisedime me Komunën e Sarajit

TË FUNDIT

Ish trenjeri i FC Shkupit dhe kryetari aktual i Komunës së Çairit Visar Ganiu në debatin “ClickPlus” në Tv21 tha se për ta forcuar shkollën e futbollit duhet infrastrukturë.

“Për ta forcuar shkollën e futbollit duhet infrastrukturë, për të cilën ne po luftojmë dhe në takimin e fundit me udhëheqësinë kur e kishim, prioritet i yni do të jetë akademia e futbollit për të krijuar kushte”, tha Ganiu.

Ganiu shtoi se një akademi e tillë është vështirë të sigurohet brenda territorit të Çairit për shkak hapësirës e cila është e nevojshme, e se për këtë është biseduar me Komunën e Butelit.

“Kemi bë tentativa me Komunën e Butelit që të merren hapësira por çdoherë ka pasur edhe aty stërkëmbtha, ndryshime në menaxhim të komunës e kështu me radhë ja që punët nuk ecin me atë intenstitet që ne duam si klub.Por tani jemi në tentativ me Komunën e Sarajit dhe Qeverinë për të marrë hapsirë e cila do t’i dedikohet akademisë së futbollit”, shtoi Ganiu.

Ndryshe edhe drejtori i FC Shkupit Omer Bunjaku tha se tashmë e disa vite po kërkojnë hapësirën e nevojshme përshkak pamundësisë në Çair.

“Kemi marrë iniciativë në Komunën e Sarajit ku po shpresojmë që të nisim shumë shpejtë, të marrim atë vend dhe të kemi një bazë sepse Klubi Çairit është i gjithë Shkupit”, tha Bunjaku.