Sabit Bilali, futbollisti i Shkëndijës është dënuar me 6 muaj nga FFM, pas gabimit që bëri në ndeshjen e xhiros së fundit kundër Akademia Pandev.
Si rrjedhojë, Bilali do të rikthehet në stadium me 7 maj të vitit të ardhshëm. Ndryshe, Bilali pasi fillimisht kishte goditur me grusht njërin nga futbollistët e Akademia Pandev, të njëjtin më pas edhe e shqelmoi, përderisa ky i fundit ndodhej i shtrirë në fushë.
