Futbollisti me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami ka dhuruar plot 5.000 franga për shërimin e dy fëmijëve të vegjël me probleme shëndetësore. Kasami këtë donacion e dha në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët.
Futbollisti 29-vjeçr, i cili tashmë luan në klubin e Basel, foli edhe në një lidhje telefonike në ku theksoi se ndjen një keqardhje të pamasë në momentet kur sheh fatkeqësi të tilla.
“Sot mbajta Ramazan dhe në fakt bëhem nervoz e ndjej keqardhje kur shoh këto raste. Më vjen shumë keq dhe dua t’i ndihmoj sa herë që mundem. U uroj shërim të shpejtë dhe zoti t’i ruajë të gjithë fëmijët”, tha Kasami në lidhje telefonike.
