Futbollistët e Turqisë arrijnë në “Fadil Vokrri”

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e Turqisë ka arritur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku është pritur nga dhjetëra tifozë e po ashtu numër i madh i gazetarëve.

Turqia është paraparë të mbajë konferencë për media nga ora 18:15.


Kosova do të luajë të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me Turqinë në finale të plejofit për Botërorin 2026 në futboll.