Fushata parazgjedhore nga mesi, nxehet retorika

Must Read

Poloni, për 24 orë regjistrohen 1.002 raste me Covid-19

Në Poloni sot janë regjistruar 1.002 raste të reja me Kovid-19, që është numri më i madh...

6 viktima, 140 raste të reja me Covid-19 dhe 60 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1397 testime të realizuara 140 persona...

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Negotinë – Demir Kapi, humb jetën një person, tre të tjerë të lënduar

Një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë lënduar pasi që një automjet me targa...
- Advertisement -

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut është në mes, ndërsa partitë e nxejnë debatin për ekonominë, shtetin juridik dhe korrupsionin.

Partitë do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore sot në takime me qytetarët, në një format më të vogël në përputhje me protokollet shëndetësore.

- Advertisement -

LSDM dhe Koalicioni “Mundemi” sot janë në Kriva Pallankë dhe Dibër, ndërsa VMRO-DPMNE dhe koalicioni për “Ripërtëritjen e Maqedonisë” do të vizitojnë Petrovecin, Ilindenin, Qendrën dhe Kisella Vodën.

BDI-ja dhe kandidati i tyre për kryeministër do t’ua prezantojnë programin qytetarëve të Tetovës.

- Advertisement -

Karvani parazgjedhor i platformës politike Koncepti Maqedonas do t’i vizitojë qytetet: Makedonski Brod, Krushevë, Demir Hisar dhe Resnjë, ndërsa E Majta do të jetë në Gjevgjeli, kurse Maqedonia e Vetme dhe Koalicioni “Asnjëherë e Veriut – Vetëm Maqedoni” në Prilep.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje nga komuna e Gazi Babës, tha se koha e nacionalizmit dhe patriotizmit të rremë ka mbaruar.

- Advertisement -

“Patriot më i madh është ai i cili sjell vendime të guximshme për të ardhmen. Qëllimin strategjik për anëtarësim në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në e realizuam. Në korrnizën negociuese  jo rastësisht është shënuar të gjitha aktet të përkthehen në gjuhën maqedonase. Së pari ajo është mirënjohje, nuk e di se cilën herë nga BE-ja  për gjuhën tonë maqedonase. Nder dhe respekt për gjuhët shqipe, turke rome dhe gjuhët tjera te ne,  të cilat asnjëherë nuk janë diskutuar, por gjuhën tonë e diskutuan në të kaluarën. Tani është pranuar nga BE-ja  dhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së”, theksoi Zaev.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së gjatë fjalimit të tij të djeshëm para qytetarëve në Butel u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në mënyrë masive të dalin më 15 korrik dhe ta rrethojnë numrin 14, siç tha, të rrethojnë për të ardhmen e Maqedonisë ashtu siç duan të jetë sepse ndoshta nuk do të ketë shans për korrigjim këtë herë.

Ai potencoi se këto nuk janë zgjedhje të zakonshme,  këto nuk janë zgjedhje mes partive politike,  këto janë zgjedhje të vizionit, të strategjisë e cila duhet të bashkojë maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, boshnjakë përkatësisht t’i bashkojë të gjithë  kundër atyre  të cilët e plaçkitin dhe e bënë Republikën e Maqedonisë shtet të kriminelëve, shtet plot me korrupsion.

Me mesazh për unifikim nga Ura e Gurit në Shkup e cila njëherësh paraqet edhe simbol të lidhshmërisë së anës së shqiptarëve, me anën e maqedonasve, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku
me kandidatin për kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 15 korrik nga tubimi u bënë thirrje qytetarëve, për shembjen e mureve ideologjike nacionaliste që ndajnë popullin dhe për unifikim të të gjithëve që besojnë në ideologjinë “Një vend i barabartë” për të gjithë, të veprojnë në të mirë të vendit dhe të të gjithë qytetarëve.

“Kemi kontribuar në shumë zhvillime të rëndësishme të vendit siç është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit që nuk ishte dobiprurës vetëm për shqiptarët por edhe për gjithë komunitet e tjera në vend me sakrificën tonë, ku më së shumti fituan bashkëqytetarët tanë maqedonas pasi ne i
siguruam vendit integritet dhe sovranitet, njohje dhe forcuam miqësinë me ndërkombëtarët. Ajo që dihej botërisht problem i madh për këtë shtet ishte çështja e emrit që rezultoi me Marrëveshjen e Prespës me çka e rreshtoi këtë shtet dhe e bëri të barabartë në mesin e të barabartëve dhe me këtë fituam të gjithë pasi fitoi paqja”, potencoi Ahmeti.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe kandidatët për deputetë nga njësia e gjashtë zgjedhore, sot kanë qëndruar në vendbanimet e Komunës së Tearcës. Këto vendbanime prej kohësh kanë probleme me ujin e pijshëm. Ky problem është aktual sidomos në temperatura të larta gjatë ditëve të verës.

 “Ne do të jemi imazhi i politikanit, i cili e zgjedh dhe atë që e premton edhe e realizon. Kurrë prej nesh nuk do të dëgjoni fjalë boshe dhe pozicione të mëdha sepse veprimi ynë politik nuk ka të bëjë me individin vetëm si individ. Veprimi ynë politik ka të bëjë me problemet, me hallet e shqiptarëve, gjithandej ku ndodhen ata. Në programin tonë do ta shikoni, 500 milionë euro investime janë paraparë për 4 vite qeverisje direkt për revitalizimin e vendbanimeve shqiptare”, theksoi para banorëve të Nerashtit dhe Dobroshtit.

Karvani i Koalicionit “Asnjëherë veriore, vetëm Maqedoni” bartësi i listës së kandidatëve për NJZ 2, Jove Kekenovski dhe kryetari i partisë politike Maqedonia e Vetme, Janko Baçev sot në Kumanovë në sheshin e qytetit mbajtën konferencë për shtyp. Baçevi, tha se populli e pranon platformën dhe dhjetë përcaktimet strategjike të përfshira në të, prej të cilave siç theksoi kthehet shteti mbrapa.

“Me këto përcaktime strategjike i shfuqizojmë marrëveshjet antimaqedonase, regjistrimin e  falsifikuar nga viti 2002 dhe do të zbatojmë regjistrim”, tha mes tjerash Baçevi./MIA

- Advertisement -

Poloni, për 24 orë regjistrohen 1.002 raste me Covid-19

Në Poloni sot janë regjistruar 1.002 raste të reja me Kovid-19, që është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë,...

6 viktima, 140 raste të reja me Covid-19 dhe 60 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1397 testime të realizuara 140 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Negotinë – Demir Kapi, humb jetën një person, tre të tjerë të lënduar

Një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë lënduar pasi që një automjet me targa të Shkupit është rrokullisur në...

Slloveni, mbajtja e maskës e detyrueshme edhe në ambient të hapur

Në Slloveni prej sot është e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambient të hapur në raste kur është e pamundur të...

VIDEO: Forca të shumta policore përreth ndërtesës ku jeton Gordana Jankulloska, kontrollojnë çdo automjet

Përreth ndërtesës ku jeton ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, sot ka forca të shtuara të policisë.
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -