Fushata fillon 20 ditë para zgjedhjeve, Xhaferi: Nuk e përjashtoj mundësinë për caktimin e seancës urgjente

TË FUNDIT

Pres zgjedhje të një niveli të një shteti që është anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi pret që zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, të jenë demokratike dhe fer.

Në paraqitjen para mediave ku njoftoi shpalljen e zgjedhjeve lokale, Xhaferi njoftoi se fushata do të fillojë 20 ditë para mbajtjes së tyre.

Gjatë kësaj periudhe, nuk do të mbahen seanca plenare, por Xhaferi nuk përjashton mundësinë që të thërrasë seancë urgjente nëse këtë e kërkon situata në vend.

“Duke e pasur parasysh se fushata zgjedhor fillon 20 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, dua të informoj opinioni se gjatë fushatës, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk do të mbajë seancë plenare dhe komisione. Në këtë mënyrë, do t’u mundësohet partive politike dhe kandidatëve të tyre që t’i kushtojnë tërësisht fushatës zgjedhore dhe kërkesave të qytetarëve, njëherazi duke evituar mundësinë që fushata të shpërngulet në sallën plenare të Kuvendit. Gjithsesi, nuk e përjashtoj mundësinë për caktimin e seancës urgjente të Kuvendit këto 20 ditë nëse gjendja në shtet e imponon këtë”, tha Xhaferi, transmeton TV21.

Të gjithë kandidatëve për kryetarë komunash u uroi sukses në procesin zgjedhor./TV21