Funksionarët e BDI-së do ta donojnë dallimin mbi pagën minimale në Fondin e solidaritetit

TË FUNDIT

Funksionarët e BDI-së do ta donojnë dallimin prej pagës minimale në fondin e solidaritetit.

Siç thuhet në njoftimin e ministrit për Sistem politik, Sadulla Duraku ky vendim vjen pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi dekretin me të cilin parashihej që funksionarët të marrin pagë minimale prej 14.500 denarë për dy muajt sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet, por solidariteti është një e drejtë personale dhe një detyrë morale e secilit prej nesh. Ne, ministrat, zv.ministrat dhe sekretarët e shtetit në Qeveri, që vijnë nga radhët e BDI-së, kemi vendosur të dhurojmë diferencën në të ardhurat tona, deri në pagën minimale, në fondin e solidaritetit të Qeverisë. Patjetër që do ta fitojmë luftën kundër KOVID19, por është e rëndësishme që secili prej nesh të dalë më mirë nga e njëjta”, ka njoftuar ministri Duraku.