Funksionarët do të marrin rroga të plota! Antikorrupsioni: Nuk ka konflikt interesi në vendimin e kushtetueses

TË FUNDIT

Kritika të ashpra në opinion shkaktoi vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilën u ndërpre dekreti i Qeverisë me të cilin të gjithë funksionarët e emëruar, deputetët, ministrat, por edhe gjykatësit dhe prokurorët të marrin pagë minimale gjatë kohës së krizës me korona virusin. Nga Qeveria edhe një herë reaguan dhe thanë se vendimi i tillë është skandaloz, ndërsa numër i madh i funksionarëve publikisht u angazhuan se heqin dorë nga paga dhe do të marrin pagë minimale. Me vetë faktin që ata me veprim të tillë kanë sjellë vendim për veten, parashtrohet edhe pyetja a ka këtu konflikt interesi në këtë vendim. Për këtë rast anëtarët e Antikorrupsionit që sot debatuan dhe thonë se për ta nuk është i kontestueshëm vetë veprimi i gjykatësve kushtetues.

Komisioni antikorrupsion:

Komisioni antikorrupsion mendon se nuk ka konflikt të interesave te gjykatësve të Gjykatës kushtetuese në veprimin konkret. Gjykata kushtetuese është organi i vetëm që e mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë dhe vendos për përputhjen e ligjeve me Kushtetutën, andaj  mendojmë se në këtë rast nuk ka interes personal në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas Sllagjana Taseva nga Transparency international rregullat për konflikt interesi në gjyqësor janë rregulluar me Ligjin për gjykatësit, por sido që të jetë, gjykatësit kushtetues më parë është duhur të debatojnë nëse mund të vendosin dhe si duhet të veprojnë. Megjithatë thotë se parashtrohet pyetja edhe se sa janë kushtetuese dekretet qeveritare për shkak se intervenon në pavarësinë e gjyqësorit që ka buxhet të pavarur gjyqësor.

“Gjykata kushtetuese ka mandat dhe kompetenca të veprojë ndërsa nuk i shkarkoi paraprakisht dhe tani i ka sjellë në situatë të vendosin për veten e tyre duke e vënë nën pikëpyetje legjitimitetin  e këtij vendimi edhe pse ai është legal, që do të thotë se është përfundimtar, megjithatë bëhet fjalë për vendim që ka të bëjë me zgjidhjen e çështjeve personale të njerëzve që marrin pjesë në sjelljen e këtij vendimi”, tha Sllagjana Taseva, Transparency International.

Përkundër vendimit që t’i kthejnë rrogat e tyre ata thirren në normën kushtetuese për mbrojtje të të drejtave të njeriut, gjykatësve të Gjykatës kushtetuese ua kanë hequr mundësinë e të punësuarve të ish PPS-së të marrin rroga pasi e kanë ndërprerë edhe këtë dispozitë të Qeverisë. Taseva tha se këtu ka dallim në mënyrën e veprimit  veçanërisht kur Gjykata kushtetuese duhet të jetë mbrojtës i të drejtave të njeriut.