Fshini këto 13 aplikacione nga telefoni juaj, kanë virus të rrezikshëm

TË FUNDIT

Përdoruesit e pajisjeve Android duhet të jenë të kujdesshëm nëse kanë ndonjë nga aplikacionet e mëposhtme në telefonin e tyre.

Google ka hequr 13 aplikacione nga Play Store, të cilat ekspertët e sigurisë zbuluan se përmbanin virusin Xamalicious.Xamalicious është një virus që lejon hakerët të shkarkojnë në distancë të dhënat nga pajisja e një përdoruesi pasi të instalohet aplikacioni.Kjo i lejon hakerët të hynë në ekran si dhe të aktivizojnë leje të ndryshme në telefon. Pasi t’i jepet qasja, hakerët mund të infektojnë pajisjen me spyware ose Trojans që vjedhin para nga llogaria.Lista e aplikacioneve që përdoruesit duhet t’i fshijnë:Essential Horoscope for Android3D Skin Editor for PE MinecraftLogo Maker ProAuto Click RepeaterCount Easy Calorie CalculatorSound Volume ExtenderLetterLinkNUMEROLOGY: PERSONAL HOROSCOPE &NUMBER PREDICTIONSStep Keeper: Easy PedometerTrack Your SleepSound Volume BoosterAstrological Navigator: Daily Horoscope & TarotUniversal CalculatorPërdoruesit këshillohen t’i fshijnë këto aplikacione nëse i kanë në telefonin e tyre, si dhe të kontrollojnë nëse Xamalicious është instaluar në pajisje pa dijeninë e tyre.