Fronti Europian 19 mandate, VLEN 13! Rreth 30.000 vota dallimi mes dy koalicioneve

TË FUNDIT

Rreth 30 mijë vota është dallimi mes Frontit Europian dhe koalicionit VLEN. Fronti Europian arriti të marrë 137 mijë vota, ndërsa koalicioni VLEN 107 mijë, që nëse përkthehen në deputetë, Fronti fitoi 19 deputetë ndërsa VLEN 13. Por si kaluan këto dy taborë nëpër komunat me shumicë shqiptare?

Duke filluar nga zona zgjedhore 6, aty ku shqiptarët matin forcën politike, në qytetin e Tetovës, fitues doli koalicioni VLEN me 17,160 vota kundrejt Frontit Europian me 16,219 mijë vota. Dallimi mes dy koalicioneve në Tetovë shënon 941 vota.

Në qytetin e Gostivarit ka ndodhur e kundërta. Fronti Europian ka fituar 11,080 vota ndërsa koalicioni VLEN 10,719. Dallimi në Gostivar vetëm 361 vota në favor të Frontit.

E derisa jemi te zona e gjashtë zgjedhore, në Bogovinë fitues doli Fronti Europian me 5616 vota, kundrejt koalicionit VLEN me 4739 vota. Dallimi mes dy kampeve ishte 877 vota.

877 vota në favor të Frontit Europian ishte dallimi edhe në komunën e Vrapçishtit. Fronti mori 5043 vota, ndërsa VLEN 2457 vota.

Në Bërvenicë, koalicioni VLEN fitoi 1795 vota ndërsa Fronti Europian 1573 vota. Dallimi në Bërvenicë shënon 222 vota në favor të VLEN-it.

Ndërkohë në Zhelinë, më tepër vota fitoi koalicioni VLEN, gjithsej 4514. Nga ana tjetër Fronti Europian 3968 vota. Dallimi mes tyre është 546.

Koalicioni VLEN fitoi edhe në Tearcë, me vetëm 143 vota dallim. Koalicioni VLEN fitoi 4172 vota ndërsa Fronti Europian 4029.

zonën e 5 zgjedhore, në Dibër fitimtarë doli Fronti Europian me gjithsej 3595 vota, ndërsa koalicioni VLEN mori vetëm 1499 vota. Dallimi mes dy koalicioneve është 2096 vota.

Qyteti i Kërçovës ndërkohë ndahet në dy zona. Në zonën pesë dhe në zonën gjashtë. Në të dyja bashkërisht, në Kërçovë fitues absolut doli Fronti Europian me gjithsej 9022 vota, kundrejt koalicionit VLEN me 2515 vota. Dallimi 6507 vota.

Në Strugë fitues përsëri ka dalë Frontit Europian me 10224 vota ndërsa koalicioni VLEN 4607 vota. Dallimi 5617 vota.

Kalojmë në zonën 2. Në komunën e Haraçinës fitues përsëri doli Fronti Europian me 2368 vota, kundrejt koalicionit VLEN me 1934 vota. Dallimi mes tyre shënon 434 vota.

Komuna e Çairit e cila llogaritet si një nga bastionet kryesore të shqiptarëve, shtrihet në dy zona zgjedhore, në zonën 1 dhe në zonën 2. Duke i bashkuar dy zonat, në Çair fitues absolut doli koalicioni VLEN me gjithsej 13570 vota, kundrejt Frontit Europian me 11032 vota. Dallimi në Çair shënon 2538 vota.

Me vetëm 7 vota dallim, koalicioni VLEN fitoi edhe në Butel. Rezultati atje ishte 3229 ndaj 3222.

Në Qytetin e Kumanovës fitues është Fronti Europian dhe atë me 1192 vota dallim. Fronti Europian mori 6778 vota ndërsa VLEN 5586.

Fronti Europian fitoi edhe në Likovë. 6003 vota shkuan për Frontin Europian ndërsa 5154 vota për koalicionin VLEN. Dallimi mes tyre ishte 849 vota.

zonën 1, Fronti shënoi fitore edhe në Saraj. 9354 në favor të Frontit dhe 7462 në favor të koalicionit VLEN. Dallimi në Saraj 1892 vota.

Ndërsa në Studeniçan, fitues doli koalicioni VLEN me gjithsej 3646 vota, kundrejt Frontit Europian me 3276 vota. Dallimi atje shënon 370 vota.

Sipas këtyre rezultateve, Fronti Europian në zonën e gjashtë zgjedhore ka fituar 9 mandate deputetësh, ndërsa koalicioni VLEN 7 mandate. Në zonën e pestë zgjedhore Fronti Europian ka fituar 4 mandate ndërsa koalicioni VLEN vetëm një.

Në zonën e dytë zgjedhore Fronti Europian ka fituar 4 mandate ndërsa koalicioni VLEN, 3 mandate. Në zonën e parë zgjedhore dolën baraz, me nga 2 deputetë secila. Ndërsa sa i përket zonave 3 dhe 4 asnjëri prej koalicioneve nuk arriti të nxjerrë asnjë deputet.