Francë, Katedralja e Nantes përfshihet nga flakët

TË FUNDIT

Zjarri ka përfshirë katedralen në qytetin francez të Nantes. Më shumë se 60 zjarrfikës janë në terren për ta fikur zjarrin, sipas mediave lokale. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një zjarr të konsiderueshëm dhe tymin që del nga brenda ndërtesës gotike.

Kjo ndodhi një vit pasi zjarri përfshiu katedralen Notre-Dame në Paris, një nga pasuritë më të mëdha të Francës./21Media