Francë, gjatë fundjavës janë shqiptuar 5.000 gjoba për shkak të mosrespektimit të karantinës

TË FUNDIT

Më shumë se 100.000 kontrolle dhe 5.000 gjoba për ato të cilët nuk i kanë respektuar  masat e reja të kufizimit  janë shqiptuar nga ana e policisë gjatë fundjavës në Francë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

“Deri më sot forcat e rendit ishin tolerant, duke e marrë parasysh atë që shumë francezë kishin shkuar për pushim të vjeshtës, ndërsa duhej t’u lejohet  kthimi në shtëpi,  si dhe për shkak të mundësisë  të shkohet në varreza gjatë festës”, deklaroi ministri francez i Punëve të Brendshme Zherald Darmanan.

Ai premtoi përforcim të kontrolleve prej sot. Njëherit për mosrespektim të masave të kufizimit  dhe mosposedim të vërtetimit për arsyetim pse dikush gjendet në hapësirë publike, gjoba është 135 euro.