Autoritet shëndetësore franceze sot raportuan 36.330 raste të reja, ndërsa 854 persona kanë vdekur si rezultat i Kovid-19.
Ky është numri më i lartë ditor i vdekjeve nga sëmundja në një ditë të vetme që nga 15 prilli dhe dyfishi i asaj të hënën, kur kishte 416, kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 38,289.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve megjithatë, tani arrin 1.502.763, me të cilat Franca është e pesta në botë.
