Franca tërhiqet nga operacioni i Mesdheut të NATO-s në momentin e rritjes së tensioneve me Turqinë.
“Franca tërhiqet nga operacioni i NATO-s për siguri detare, derisa nuk merr përgjigje për shkak të shqetësimit lidhur me sjelljen e aleatit të vet në Aleancë – Turqinë”, deklaroi një përfaqësues i Ministrisë franceze të Mbrojtjes.
Ai theksoi se “vendi ka marrë vendim për tërheqje të përkohshme të mjeteve nga operacioni “Roja detare”, derisa nuk zgjidhjet shqetësimi i Francës.
Vendimi i Francës vijon pas eskalimit të tensioneve me Turqinë lidhur me konfliktin libian./MIA
