Autoritetet franceze konfiskuan një jaht në pronësi të Igor Sechin, shefit ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft, bërit të ditur Ministria e Financave të Francës.
“Faleminderit doganierëve francezë që po zbatojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër atyre që janë afër qeverisë ruse”, tha në një postim në Twitter ministri francez, Bruno Le Maire, njofton CNN, përcjell TV21.
Jahti, i quajtur “Amore Vero” – që do të thotë “Dashuri e vërtetë” në italisht – mbërriti në portin mesdhetar të La Ciotat më 3 janar. Ai ishte planifikuar të largohej nga porti më 1 prill.
foto: TASS
