Franca propozon – vetëm një dozë vaksine për ata që e kanë kaluar Covid-19

TË FUNDIT

Autoritetet shëndetësore franceze propozuan sot që të shfrytëzohet vetëm një dozë e vaksinës antikovid tek njerëzit që tashmë kanë qenë të infektuar me koronavirus. Ky është vendi i parë që jep rekomandim të tillë.

Njerëzit të cilët janë shëruar nga kovid-19 tashmë kanë zhvilluar imuno-memorie kur kanë qenë të infektuar, kurse një dozë e vaksinës do të shërbejë si përkujtesë, shkruan në mendimin e saj Drejtoria e lartë e shëndetit e cila duhet të marrë miratim nga qeveria.

Drejtoria thotë se duhet të prisni më shumë se tre muaj pas sëmundjes, ndërsa akoma më mirë gjashtë muaj para se të jepet një dozë e vetme e vaksinës.

Organi shëndetësor deklaron se deri më tani asnjë vend nuk ka marrë qëndrim për vaksinimin me një dozë të vetme të personave që kanë kaluar kovid-19.

Kjo zgjidhje është përmendur ditët e fundit në disa studime të kryera në SHBA dhe Itali, por ende nuk është vlerësuar nga shkencëtarë të tjerë.

Studiuesit që kryen këto analiza thonë se përveç përfitimeve shëndetësore, vetëm një vaksinë do të ndihmonte në ruajtjen e dozës në situatën aktuale me furnizim të dobët të vaksinave.

Qeveria franceze zakonisht ndjek mendimin e Drejtorisë së Lartë të Shëndetit. Sidoqoftë, në fund të janarit, nuk miratoi rekomandimin e Këshillit drejtues për të zgjatur intervalin e rekomanduar fillimisht midis vaksinës të parë dhe të dytë të Fajzerit.