Franca pret shpërndarjen e vaksinave për COVID-19 në BE sipas numrit të banorëve

TË FUNDIT

Marrëveshja midis kompanisë britanike “Astra Zeneka” dhe Francës për vaksinën për virusin Kovid-19 parashikon shpërndarjen e vaksinës midis vendeve të BE-së në proporcion me numrin e banorëve, deklaroi sot një përfaqësues i Kabinetit të presidentit francez.

Fundjavën e kaluar, një kompani farmaceutike britanike nënshkroi marrëveshje me qeveritë evropiane për furnizimin e më shumë se 400 milionë dozave të një vaksine të mundshme për Kovid 19.

Marrëveshja u nënshkrua nga Shoqata Evropiane e Vaksinave (IVA), e cila u krijua nga Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda për ta siguruar vaksinën për të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

“Marrëveshja bazohet në parimin e shpërndarjes proporcionale të vaksinave, sipas numrit të banorëve. Ne kërkuam që vaksina të prodhohej në Evropë dhe kështu u dakordua”, thotë përfaqësuesi i kabinetit.

Sipas tij, Franca shpreson që shumë shpejt marrëveshje të ngjashme do të nënshkruhen me kompani të tjera farmaceutike.

Vaksinat janë ende në fazën e provave klinike dhe do të jenë në dispozicion për të gjitha vendet e BE-së./MIA