Franca lehtëson masat anti-Covid

TË FUNDIT

Qeveria franceze ka vendosur të zbusë kufizimet e udhëtimeve të qytetarëve jashtë Evropës edhe atë prej nesër, e mërkurë 9 qershor.

Sipas rregullativës së propozuar, vendet janë ndarë në tre zona- të gjelbër, portokalltë dhe të kuqe në varësi prej gjendjes epidemiologjike dhe pranisë së llojeve.

Personat e vaksinuar do të mund të udhëtojnë pa kufizime në vendet e zonës së gjelbër, derisa të pavaksinuarit do të duhet të bëjnë test PCR ose antigjen pas kthimit në Francë.

Megjithatë, theksohet se fakti që një vend është në zonën e gjelbër nuk nënkupton se qytetarët e Francës do të mund lirshëm të udhëtojnë atje, por varet edhe nga rregullat që një vend i caktuar i ka për arritjen e turistëve të huaj.

TË NGJAJSHME