Presidenti i Federatës Franceze në Futboll, Noel Le Graet, ka deklaruar se dëshiron që Rusia të përjashtohet nga Kampionati Botëror i futbollit për vitin 2022, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.
La Graet ka thënë se e dëshiron këtë po që deri më tani këtë nuk e ka diskutuar me federatat e tjera. Ai theksoi se sporti i lejon njerëzit të bashkohen dhe të ulin tensionet duke vënë kështu në dukje se bota e sportit, veçanërisht futbollit nuk mund të qëndroj neutraëe përball sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
