Franca do të stërvitë rreth 2.000 ushtarë ukrainas në territorin e saj

TË FUNDIT

Franca do të stërvitë rreth 2.000 ushtarë ukrainas në territorin e saj, deklaroi dje ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lekorni për gazetën franceze “Le Parisien”.

“Ushtarët ukrainas do të vendosen në njësitë tona gjatë disa javëve”, tha Lekorni, duke shtuar se stërvitja do të jetë në tre faza – stërvitje e përgjithshme luftarake, stërvitje logjistike specifike e kërkuar nga Ukraina dhe stërvitje mbi pajisjet ushtarake të marra.

Lekorni shtoi se Franca po vepron në përputhje me ligjin, pasi vendi nuk është në luftë.

“Ne po ndihmojmë një vend që është në luftë pas fillimit të pushtimit rus”, deklaroi ministri francez dhe shtoi se Ukraina do të furnizohet me sistemet e mbrojtjes ajrore “Krotall”, të cilat së fundmi u paralajmërua nga presidenti francez Emanuel Makron.