Franca arreston të dyshuarin për vrasjen e familjes britanike

TË FUNDIT

Policia franceze ka arrestuar një të dyshuar lidhur me vrasjen e pazbardhur të një familjeje britanike dhe një shtetasi francez në Alpe më 2012.

Policia ka dhënë pak detaje, por është konfirmuar se i arrestuari po mbahet në paraburgim që të kryhen të gjitha procedurat e rregullta të verifikimit. Saad al-Hilli, gruaja e tij, Iqbal, nëna e zonjës Hailli dhe çiklisti francez, Sylvain Mollier, ishin gjetur të vdekur në një rrugë afër Liqenit Annecy.

Vetëm dy vajzat e familjes Al-Hilli mbijetuan sulmin. Zeena, atëherë, katër vjeçe, ishte gjetur e fshehur nën trupin e nënës brenda makinës së familjes. Zainab, atëherë shtatë vjeçe, kishte pësuar plagë serioze pasi ishte qëlluar me plumb.

Vajzave u ishin dhënë identitete të reja dhe më 2020 ishin intervistuar përsëri që të provohej të shënohej përparim në zbardhjen e rastit. Prokuroria franceze kishte dyshuar atëherë se familja ishte sulmuar për shkak të një belaje, ose për shkak të punës së kryefamiljarit që punonte si inxhinier satelitor.